Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema mund të transferohet në Serie A, gjatë afatit kalimtar të verës. “Don Balon” raporton se reprezentuesi francez është afër largimit nga Santiago Bernabeu. Dhe, e ardhmja e tij mund të jetë në Juventus, përcjell “lajmi.net”. Chelsea e Arsenal kanë shprehur interesim për transferimin e tij. Por, Juventus mund të jetë favorit për blerjen e tij.