Valon Berisha gjatë një interviste për emisionin “Ich bin Albaner” ka folur për shumë gjëra. Ndonëse fokus ka qenë karriera e tij, ai pa hezitim i është përgjigjur edhe disa pyetjeve ngacmuese nga gazetari. Valoni i cili po tregon formë të jashtëzakonshme me kombëtaren e Kosovës, ka treguar dhe për atmosferën fantastike që mbizotëron në ekipin kosovar dhe mes lojtarëve, informon gazetablic, transmeton gazeta Koha.
I pyetur se kush këndon më së miri në skuadër, Valoni u shpreh se më i miri në këndim është Benjamin Kololli, ndërsa atmosferë në skuadër e bën më së shumti Vedat Muriqi. Kujtojmë që Kosova së fundi u përball në shtëpi me Malin e Zi, ndeshje të cilën e fitoj me rezultat 2 me 0. (koha.mk)