Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madrid në përfundim të këtij sezoni. 28-vjeçari nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin e Zinedine Zidane dhe largimi drejt një tjetër ekipi mund të ishte zgjidhja më e mirë për sulmuesin e krahut. Në fakt klubet pretendente për spanjollin nuk kanë munguar, informon kosovapress, përcjellë gazeta Koha.
Gjatë merkatos së kësaj vere, Arsenal ishte një nga skuadrat më tepër të interesuara për shërbimet e 28-vjecarit, por mes dy klubeve nuk u arrit një marrëveshje.
Tashmë janë gjermanët e Bayer Leverkusen ata që kanë shprehur dëshirën për të pasur në skuadër Vazquez, që gjithsesi pritet që këtë sezon ta mbyllë me Los Blancos. (koha.mk)