Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq vlerësoi se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shqipërisë janë më të mira se kurdo qoftë, që është shenjë pozitive, ndërsa për këtë, sipas saj, më meritor janë Alaksandar Vuçiq dhe Edi Rama. “Për marrëdhënie e tilla ka meritë miqësia personale e presidentit të Serbisë Vuçiq dhe kryeministrit të Shqipërisë Rama”, deklaroi Bërnabiq për gazetën “Albanian dejli njuz”.
“Ata ndërtuan një lloj miqësie personale, dhe kjo tregon sa është e rëndësishme të takohemi, sepse miqësia e tillë është shndërruar në agjendë ekonomie dhe sociale të të dy vendeve. Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi forumet e mbajtura afariste, në masë të madhe kontribuuan për bashkëpunim dypalësh”, theksoi ajo. Bërnabiq paralajmëroi se si kryeministre e re e Serbisë do ta sendërtojë atë “që kryeministri Vuçiq e filloi me kryeministrin Rama”.