“Loplift” është biçikleta e re me anë të së cilës mund të ecni për të shkuar në punë. E dizenjuar nga holandezi Bruin Berhmeester, mjeti i transportit është një përzierje mes një motori, biçiklete elektrike dhe një pajisje palestre për të bërë vrap ose ecje. Sipas website-it të firmës, Bergmeester i erdhi ideja për shpikjen teksa po stërvitej në palestër: “Si mund ta përdor pajisjen e vrapit jashtë? Po mbi rrota?”. Biçikletat Loplift vijnë me një etiketë çmimi të kripur, 2,495 dollarë. Sipas OddityCentral, kompania po “vuan” për të përballuar kërkesat.