Filmbërësi Bill Condon do ta bëjë versionin e ri të përrallës klasike të Krishtlindjeve, “A Christmas Carol”.
Regjisori i “Beauty and the Beast” do të kthehet në Disney për ta ribërë të preferuarin e Charles Dickens, këtë herë duke e treguar historinë nga këndvështrimi i partnerit të vdekur të biznesit të Ebenezer Scrooge, Jacob Marley, shkruan KOHA Ditore.
Condon e shkroi skenarin për Marley, dhe gjithashtu do ta bëjë regjinë, sipas “The Hollywood Reporter”.
Kompozitori dhe fituesi i çmimit “Oscar”, Stephen Schwartz, do ta krijojë muzikën për projektin e ri. Detajet e kastingut do të njihen më vonë.