Një makinë të tillë ndoshta s’e keni parë kurrë, por ky edhe pse duket si tak është një “Land Rover”. Mjeti shumë i rrallë me zinxhirë tanku pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm më një vlerë prej 50.000 pound. Mjeti i rrallë u modifikua (iu ndryshuan gomat me zinxhirë tanku), pak pasi u prodhuan në vitin 1958. Modeli, i cili ka një motor me benzinë 2.286cc, është krejtësisht i ligjshëm në rrugë dhe është i aftë që të kalojë përmes lumenjve e kënetave moçalore. Megjithtë ka një dobësi pasi shpejtësia maksimale e tij është 56 km/h. Historia e plotë e “Land Roverit” është e panjohur, por ka kaluar shumë kohë në Norvegji dhe Gjermani, përpara se të kthehej në Britaninë e Madhe vitin e kaluar.