Komisioni Rregullator për Energjetikë propozon që të gjenden mekanizma përkatëse me të cilat të personave që janë të lidhur në sistemin e ngrohjes do t’u mundësojë të instalojnë kalolimetër.
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski thotë se Qeveria, Qyteti i Shkupit dhe operatori i sistemit të shpërndarjes duhet të gjejnë mënyrë që do t’u mundësojë personave që janë të lidhur në sistemin e ngrohjes ta paguajnë me këste harxhimin për instalimin e kalolimetrave ose pjesërisht të zvogëlohet instalimi i këtyre pajisjeve.
“KRRE mbetet në qëndrimin se te konsumatorët e lidhur të fillohet me vendosjen e pajisjeve përkatëse respektivisht kalolimetrave. Më pas u bëmë thirrje operatorëve të sistemit të shpërndarjes, Qeverisë dhe Qytetit të Shkupit të gjejnë mekanizma përkatëse, këto shpenzime për harxhuesit e lidhur në sistemin e ngrohjes të zvogëlohen pjesërisht ose t’u mundësohet ta paguajnë harxhimin në këste. Presim që ai që do furnizojë sasi më të mëdha të kalolimetrave do të japë mundësi ky harxhim të ndahet më së paku në 12 këste”, deklaroi Bislimovski. (koha.mk)