BBC do të zhvendos një pjesë të kompanisë në Amsterdam që të mund në rast të Bregzitit pa marrëveshje të vazhdojë me emetimin e programeve të saja në vendet e BE-së.
Mediumi në fjalë në Amsterdam, nuk do ta dislokojë redaksinë e vet të lajmeve, por një pjesë të produksionit komercial e cila i krijoi serialet e popullarizuara siç janë “Doktor Hu” dhe “Istenders”.
Me këtë vendim, Bi-Bi-Si dëshiron të shmang fatin e Britanisë së Madhe, e cila me siguri për tetë ditë do të mund që pa asnjë marrëveshje ta braktis BE-në.
Nëse ajo ndodhë, shtëpitë mediatike britanike “brenda natës” do të humbnin licencat e tyre për emetim në shtete të BE-së.
Produksioni më i madh i Bi-Bi-Si do ta vazhdojë në Britani të Madhe, por një pjesë e redaksisë e angazhuar për prostproduksion dhe distribuim do të zhvendoset në Amsterdam.
Përfaqësues i Bi-Bi-Si për marrëdhënie me opinionin nuk ka konfirmuar zyrtarisht se një pjesë e shtëpisë mediatike do të zhvendoset në Holandë, por ka potencuar se përgatiten masa për vazhdimin e emetimit të programit në BE.
Sipas legjislatives evropiane, Drejtoria e shtëpisë mediale ose një pjesë e të punësuarve patjetër të gjenden në njërin nga vendet e BE-së. Nëse Bi-Bi-Si nuk zhvendos një pjesë të organizimit të vet atëherë do të humb të drejtën e emetimit, me këtë edhe të ardhura prej qindra milionë euro në vit.(koha.mk)