Nju Jork, 14 dhjetor – Në analizën lidhur me Planin aksionar për anëtarësim të BeH në NATO, Agjencia amerikane Blumberg rekomandon se konflikti i ardhshëm i NATO-s me Rusinë do të mund të ndodhë në Ballkan, duke shtuar se Aleanca pret të pranojë ende anëtare nga Ballkani, “ku është e involvuar lufta për ndikim me Rusinë”. Në këtë drejtim, Blumberg thekson se shumica serbe në BeH, bashkë me liderin e saj Millorad Dodik, ashpër janë kundër anëtarësimit të vendit në NATO, për dallim nga myslimanët dhe kroatët që i përshëndesin raportet e afërta me Aleancën.
Agjencia konsideron se NATO këtë vit veçmë një herë e shmangi Rusinë në luftën për ndikim mbi pjesën e dikurshme lindore komuniste të Evropës, ndërsa tani përgatitet edhe për një përballje “në vendin e dhunës më të madhe të kontinentit nga Lufta e dytë botërore”.
Blumberg sqaron se pasi Aleanca e ka pranuar Malin e Zi në anëtarësimin e saj, është interesuar edhe për BeH-në, vendi ku e ka filluar operacionin e parë ushtarak më 1995.
Megjithatë, rekomandohet në tekstin, në Bosnjë edhe më tej ekziston rrezik nga eskalimi i tensioneve etnike që siç thekson Blumberg, “janë rritur javën e kaluar kur ministrat për Punë të jashtme të NATO-s përsëri e filluan programin e cila një dekadë ishte në moratorium- Plani aksionar për anëtarësim të BeH në NATO”.
Dodiku që konsiderohet si aleat i presidentit rus Vlladimir Putin dhe i paraqet serbët në presidencën e BeH, ka thënë se nuk do të mbështesë “asgjë që nënkupton çfarëdo inkluzioni në Aleancën ushtarake, NATO apo diçka tjetër”.
Nga ana tjetër, shkruan Blumberg, anëtari boshnjak i presidencës së BeH, Shefik Xhaferoviq thekson se anëtarësimi në NATO është “mes qëllimeve më të rëndësishme të politikës së jashtme”.
Megjithatë, Agjencia thekson se Dodik ka deklaruar se situata gjeopolitike sot është ndryshuar.
Agjencia poashtu thekson se ministri rus për Punë të jashtme Sergej Lavrov ka akuzuar NATO-n dhe BE-në se “i përshpejtojnë përpjekjet për marrjen e rajonit” dhe u ofrojnë vendeve “zgjedhje të rrejshme” se patjetër duhet t’i bashkëngjiten ose Rusisë ose Perëndimit, derisa nga ana tjetër sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë se Aleanca do të dëshironte që BeH të pajtohet me masat plotësuese që janë të nevojshme për anëtarësimin eventual.