E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Bombë në Maxhari

Të shtunën rreth 15 minuta pas mesnate në lagjen Maxhari të Shkupit është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. Nga policia deklarojnë se bomba ka shpërthyer në afërsi të shtëpisë së D.S (56) të cilit ia ka thyer dritaret e shtëpisë. Gjithashtu në këtë shpërthim është dëmtuar edhe një veturë në pronësi të M.T (21). Por ky shpërthim ka kaluar pa pasoja në njerëz. Policia po heton arsyet dhe motivet e këtij shpërthimi.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm