Ish-ylli i Juventusit, Leonardo Bonucci ka zbuluar se sa afër ishte që t’i bashkohej Real Madridit në vitin 2017 falë Andrea Agnellit dhe Antonio Contes.
Mbrojtësi italian është i suspenduar për duelin që do të zhvillohet sot (e martë) me Union Berlinit dhe Real Madridit për shkak të kartonëve.
“Më vjen shumë keq, me shumë mundësi do të ishte ndeshja ime e fundit në Ligën e Kampionëve, por ishte shkruar të përfundonte kështu”, ka thënë Bonucci për gazetën Marca.
“Jam i hidhëruar sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme. Mendoj se nëse fitojmë, ne kemi gjasa të mëdha që të kualifikohemi në Ligën e Evropës”, është shprehur ai.
Bonucci ishte bërë pjesë e Union Berlinit verën e kaluar si lojtar i lirë nga Juventusi. Ai ishte “përjashtuar” nga ekipi italian përkundër faktit që kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.




