George Soros, miliarderi hungarez që jeton në SHBA dhe që ka ndikim në Qeveritë socialiste në Evropë por edhe tek demokratët në Amerikës, është i zemëruar. Kështu argumenton gazetari irlandez Bryan MacDonald, në një analizë për RT.com. “Bota për të cilën ai ka bërë fushatë është copëtuar, dhe tani është duke kërkuar për udhëheqës të rinj tek të cilët mund të ndikojë. Sipas Soros, demokracia liberale po dështon në të gjithë botën perëndimore. Dhe kjo për shkak të asaj që Soros e quan “shoqëri e hapur” është në krizë”, shkruan gazetari. Sipas Bryan MacDonald, George Soros ia atribuon një pjesë të fajit edhe rolit të Gjermanisë, konkretisht Kancelares Angela Merkel. Ai bën krahasimin me aplikimin e Planit Marshall nga SHBA pas Luftës së II Botërore dhe me sjelljen e Gjermanisë pas krizës së BE në vitin 2008. Soros thotë se Plani Marshall çoi në zhvillimin e BE-së, ndërsa programi shtrëngues i Gjermanisë i ka shërbyer interesit të saj. “Sulmi i Soros ndaj Gjermanisë ndoshta ka lindur nga frustrimi personal mbi mungesën e vullnetit të Angela Merkel për zgjerimin e BE”, thotë gazetari irlandez.