Drejtoria e Shtetësisë dhe Drejtësisë në rajonin Rio Grande do Norte të Brazilit, ka deklaruar se të paktën 91 të burgosur në burgun Parnamirim janë arratisur përmes një tuneli, ndërsa ka thënë se 8 prej tyre janë kapur. Ndërkohë zyrtarët e policisë ushtarake kanë kërkuar ndihmë nga policia e rajonit për rritjen e sigurisë në rajon, pasi kanë kuptuar arratisjen e të burgosurve.