Shkup, 30 tetor – Ministret e Arsimit dhe Shkencës dhe Mbrojtjes, Milla Carovska dhe Radmilla Shekerinska sot u takuan dhe i dëgjuan përvojat e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të cilët fituan medalje në olimpiadat ndërkombëtare të Informatikës. Carovska theksoi se të gjitha rekomandimet që i kanë marrë sot do të tentojnë t’i implementojnë edhe në shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa Shekerinska paralajmëroi se nga fillimi i vitit 2021 MM do të fillojë të japë bursa për të rinj të cilët studiojnë dhe arsimohen për specializime kritike për Armatën.
Ministrja Carovska duke shprehur kënaqësi nga biseda me këta nxënës, theksoi se ka dëgjuar se çfarë është ajo që duhet të ndryshojë në sistemin arsimor, por edhe sa duhet të investohet në të, që nënvizoi, të kemi rezultat të shkëlqyer jo vetëm si individë të cilët fitojnë çmime në olimpiada, por të rritet niveli i njohurive dhe cilësisë në arsim tek të gjithë nxënësit në shtetin tonë.
“Çdo medalje pas vetes sjellë punë të mundimshme, shumë njohuri dhe shumë përkushtim për secilin prej tyre”, deklaroi pas takimit ministrja Carovska.
Shekerinska, nga ana tjetër, duke potencuar se këta të rinj edhe krahas që kanë arritur të plasojnë veten dhe shtetin edhe në nivel evropian edhe në nivel botëror, tha se kjo dëshmon se kemi potencial, ndërsa këtë potencial duhet ta ndihmojmë edhe më shumë.
Ajo sqaroi se bursat që MM do të fillojë t’i ndajë do të jenë në sfera të cilat i duhen Armatës dhe Mbrojtjes, ndërsa nuk i kanë mjaftueshëm, të tilla janë informatike, elektroteknika, mbrojtja kibernetike, sfera në të cilat duhen njohuri speciale dhe avancim shtesë.
“Nga fillimi i vitit 2021 do të fillojnë konkurset e para për bursë që do t’i përfshijë të gjitha vitet në fakultet ndërsa do të jenë gjithnjë e më të larta. Kushtin e vetëm që duhet ta plotësojnë kandidatët është të zotohen se pas diplomimit do të punojnë në dobi të Mbrojtjes dhe Armatës tonë”, tha ministrja Shekerinska.
Ajo shtoi se përveç bursës mujore, do të ketë edhe mbështetjen e ndihmëseve shkencore dhe mjeteve që janë të domosdoshme gjatë vitit.
Sipas saj, në këtë mënyrë do të duhet fillimisht të krijohet sistem më i mirë i mbrojtjes, Armatë më funksionale ndërsa do të kemi çfarë t’ju ofrojmë një pjese të strukturave komanduese të NATO-s.