Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk ka pranuar që procesverbalet e vendvotimeve për të cilët ankohet koalicioni VLEN në Zonën 6 zgjedhore nuk ka pranuar t’i publikojë në faqen zyrtare të KSHZ-së. Vetëm një votë PËR (anëtarja e BDI-së) dhe të gjithë KUNDËR (anëtarët e VMRO-LSDM-VLEN).
Kërkesa për t’i publikuar procesverbalet, siç tha anëtarja Ditmire Shehu, bëhet me qëllim që qytetarët të shohin se në këto vendvotime, nuk ka asnjë ankesë nga anëtarët e Komisionit zgjedhor dhe as nga vëzhguesit e partive politike.
Fundja, tha Shehu, meqenëse KSHZ financohet me mjete buxhetore – të qytetarëve, KSZH duhet të tregohet transparente dhe të publikojë të dhënat sesi kanë votuar qytetarët.
Ndryshe, që kur nisi mbledhja e KSHZ-së, kishte tension mes anëtarëve, konkretisht dukej se ishte krijuar një koalicion Brenda KSHZ-së midis VMRO-së, LSDM-së dhe VLEN-it, pasi edhe diskutimet dhe votimi për propozimet ishin të koordinuara.