Edinson Cavani ka bërë të ditur se nuk ka asnjë problem me bashkëlojtarin e tij nga Paris Saint-Germain, Neymar. Sulmuesi uruguaian ka thënë se ata kanë biseduar në zhveshtore dhe nuk kanë mosmarrëveshje mes vete pas përplasjes për penallti në ndeshjen kundër Olympique Lyon.
“Janë gjëra që ndodhin në futboll, gjëra që nganjëherë zmadhohen nga mënyra si janë në realitet, zgjidhen në zhveshtore”, deklaroi Cavani për mediat franceze, përcjell “lajmi.net”. “Gjithçka ka një zgjidhje, gjithçka është e qetë”, u shpreh ai.