Unioni social bavarez krishter (CDU), partia simotër dhe partnere e Unionit krishter demokratik (CDU) të kancelares gjermane Angela Merkel në Qeverinë federale, kërkon mbyllje të rutës mesdhetare për refugjatët dhe kthim në Afrikë të të gjithë migrantëve, të cilët do të kapen në ujërat e Detit Mesdhe. Sipas dokumentit, të përgatitur si përgjigje e sulmit terrorist në Berlin në të cilin e humbën jetën 12 njerëz, CDU-ja kërkon që anijet e paligjshme me refugjatë nga Afrika të mos pranohen në Evropë, siç kërkohet tani me legjislacionin e BE-së. Përpjekjet e CDU-së që ta ndryshojnë politikën në dyer të hapura të Merkelit ishin të fuqishme edhe para 19 gazetarëve dhe sulmit në tregun e krishtlindjeve në Berlin. Lideri i partisë dhe kryeministër bavarez Horst Zehofer në disa raste u kërcënua se CDU-ja do të dalë nga Qeveria përderisa Merkeli nuk vendos limit prej 200 mijë refugjatëve të pranuar në vit. Kritika për politikën e saj ndaj refugjatëve, Merkeli vazhdimisht merr edhe nga partia ekstreme djathtiste Aleanca për Gjermaninë (AFD), e cila drejtpërdrejtë e akuzoi kancelaren se është përgjegjëse për sulmin terrorist në Berlin. Një propozim të ngjashëm në tetor dha edhe ministri gjerman i Punëve të Brendshme Tomas de Menzier, i cili propozoi që të gjithë emigrantët e kapur në rrugën drejt BE-së në Mesdhe të kthehen në vendet amë në Afrikë. Me këtë plan të Mezier, i cili ende nuk është pjesë e debatit për refugjatët në BE, duhet të pengohet trafikimi me emigrantët përmes Mesdheut, nga i cili sipas vlerësimeve përfitohen nga qindra milionë dollarë në vit.