Themeluesi i kompanisë Microsoft dhe njeriu më i pasur në botë Bill Gates e ka zbuluar këshillën që do ia jepte vetes kur ishte i ri. Ai do e kishte këshilluar Bill Gates-in adoleshent që mençuria nuk është domosdo gjëja më e rëndësishme në jetë. Miliarderi që e braktisi universitetin në mënyrë që ta zhvillojë softuerin Windows e që e revolucionarizoi botën e teknologjisë informative tha që inteligjenca nuk është një-dimensionale siç ai kishte besuar dikur, shkruan the Independent. Ai i bëri këto komente në rrjetin social Reddit në sesionin “më pyet për çfarëdo”. “Do t’ia shpjegoja vetes që mençuria nuk është njëdimenzionale dhe s’është aq e rëndësishme si kam menduar atëherë”, tha ai.
Çfarë këshille do ia jepte vetes Bill Gates si i ri?
Leave a comment