Kantarioni merret në formë të tonikut, çajit apo tinkturës, kurse në kohët e fundit mund të gjendet edhe në formë të kapsulave, që ndikon në disponimin dhe rregullon baraspeshën emotive. Në mjekësinë popullore, kjo bimë ka një vlerë të veçantë në shërimin e plagëve nga prerja, djegiet, hemoroidet, kurse është e shkëlqyeshme edhe në mbylljen e plagëve. Ndryshimet në lëkurë shërohen ashtu që nëpër të lyhet me vaj kantarioni që vendi I lënduar mbulohet me një fashë të pastër ose një leckë të pastër, të lagur me kantarion po ashtu është jashtëzakonisht efikas edhe në forcimin e flokëve, si dhe për shërimin e flokëve të dëmtuara. Çaji i kantarionit pihet tri herë në ditë për trajtimin e gastritisit , të thatit ne lukth, jashtëqitjes, verdhëzës (Hepatitit A) kokëdhembjes dhimbjes së veshkave dhe gjatë ciklit menstrual.