Analisti politik, Adrian Çollaku, ka thënë se partitë politike në këto tetë ditë fushatë nuk janë koncentruar në prezantim të programit. “Partitë janë përcaktuar në numrin e të pranishmëve nëpër tubime dhe sjellje të figurave nga jashtë”. Ai më tej ka folur për mundësitë e koalicioneve pas datës 6 tetor.
“Nëse fiton LDK-ka qeveria do të bëhet shumë shpejt. Fitoi ose jo LDK-në e shoh në qeveri. Nëse nuk fiton mund të hyjë në koalicion me AAK, PSD ose Nisma. Nëse do të dalë dikush tjetër PDK ose Vetëvendosje, krijimi i qeverisë do të jetë shumë më i vështirë”.
“PDK ndoshta do ta rrezikojë që ta humbasë përsëri postin e kryeministrit. Nëse del VV, prapë do të jetë problematik posti i Kryeministrit. Opsioni i fundit që mund të jetë është edhe Qeveria e Dialogut. Opsion më të mundshëm e shoh nëse LDK del e para dhe nëse AAK, PSD, Nisma dalin mirë me deputetë, e shoh këtë koalicion me mundësi që të mbeten në opozitë VV dhe PDK”.