Cristiano Ronaldo, nëpërmjet agjencisë që e përfaqëson atë, “Gestifute”, ka bërë publik dokumentin e paraqitur 30 marsin e kaluar para Agjencisë Tatimore, me të gjitha të dhënat për asetet e tij jashtë vendit, për të treguar se nuk ka shmangur taksat në Ishujt Virgin. Në kushte fiskale, ai deklaroi pasuritë që ka jashtë Spanjës, me vlerë 203 milionë euro. Në deklaratë thuhet se “ky proces është i njohur si modeli i prezantimit 720. Prandaj, Agjencia Tatimore Spanjolle i ka të gjitha informatat në lidhje me gjendjen financiare të lojtarit. Ky dokument vërteton se Thesari është i vetëdijshëm për të gjitha pasuritë dhe të ardhurat e Cristiano Ronaldos. Lojtari nuk do të bëjë komente të tjera mbi këtë çështje. Siç është raportuar në ditët e fundit, lojtari është i vetëdijshëm për obligimet e tij tatimore që nga fillimi i karrierës së tij, në çdo vend, ku ai ka jetuar dhe luajtur. Ronaldo nuk është dhe as ka qenë ndonjëherë i përfshirë në asnjë problem me autoritetet tatimore në çdo vend.” Në dokumentin bashkangjitur, në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe të drejtave të vendosura jashtë vendit, ylli portugez deklaron një bilanc prej 203,793,952 euro më 31 dhjetor 2015 dhe 23,506,231 euro në Spanjë.