Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daciq pas takimit të mbrëmshëm në Athinë me shefin e diplomacisë greke, Nikos Kociaska deklaruar se vendi i tij ka bërë gabim para 20 viteve kur ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues. Sipas tij, një gjë e tillë nuk ka qenë korrekte ndaj Greqisë. Ai ka theksuar edhe se Shkupi çdoherë ka patur qëndrim negativ ndaj çështjes për Kosovën. “Ata kanë pranuar pavarësinë e Kosovës dhe kanë votuar për pranim të Kosovës në UNESKO”, ka deklaruar Daciq. Ai edhe në janar të këtij viti ka deklaruar se Serbia ka gabuar që ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues, sepse më vonë Maqedonia njohu Kosovën.