Presidenti Gjorge Ivanov sot do ta presë sir Alan Dankan, ministrin shtetëror për Evropën dhe Amerikën në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.
Ministri britanik Danik, i cili është për një vizitë dyditore në Maqedoni, dje u takua me nënkryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Popovskin, me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe me nënkryetaren e LSDM-së Radmilla Shekerinskën.
Në takime, sipas njoftimit nga MPB-ja dhe partitë, është biseduar për gjendjen aktuale në Maqedoni, perspektivat e saj evropiane, proceset reformuese, bashkëpunimin bilateral…
Sipas paralajmërimeve për vizitën e Dankan në Maqedoni nga Forin Ofisi britanik, Dankan duhet që të ketë takime me liderët e BDI-së, Ali Ahmeti dhe LR-PDSH-së Zejadin Selën. Gjithashtu do të realizojë takime edhe me të gjitha partive politike që janë të përfaqësuar në Kuvendin e Maqedonisë, me përfaqësuesit e sektorit civil, të PSP-së dhe institucionet të lidhur me qeverisjen e drejtësisë.