Shkup, 6 shkurt -Është fakt se MPB-ja ka dështuar më 27 prill, fakt është se partia në atëhershme në pushtet e ka koordinuar ngjarjen përmes DSK-së dhe se gjatë ndikimeve të tilla, të akuzuarit nuk kanë mundur të ndërmarrin aksion, theksoi sot avokati i të akuzuarit Dushko Lazarov, Zvonko Davidoviq në fjalët përfundimtare për ngjarjet nga dhuna në Kuvendin e RM-së.
“E pakontestueshme është se ka hyrë një turmë në Kuvend, se dyert i kanë hapur deputetët tani më të amnistuar, e pakontestueshme është se kanë hyrë persona me fantomë të cilët ishin të koordinuar nga DSK-ja, se ka ndodhur dhunë dhe hyrje e policisë e cila i ka evakuuar deputetët. Por, më e rëndësishme është që nuk ka asnjë të akuzuar nga SPB Shkup”, ka thënë Davidoviq.
Ai mendon se prokuroria nuk ka dëshmuar se Lazarov nuk ka ndërmarrë diçka për çka nuk ka pasur urdhër.
Sipas Davidoviq, kontestuese është mos reagimi i “komandantit të argjendtë dhe të bronzit” të cilët nuk kanë ndërmarrë kurrfarë aktivitete, ndërsa kanë pasur numër të madh të policëve në dispozicion. (koha.mk)