Stefano Sturaro është lojtar i Genoas. Mesfushori në fakt u transferua te klubi më i vjetër italian gjatë afatit kalimtar të janarit por tashmë është bërë zyrtare.
“Juventusi njofton se pas paraqitjes së kushteve të kontratës është marrë detyrimi përfundimtar i blerjes nga Genoa i lojtarit Stefano Sturaro kundrejt shumës prej 16.5 milion euro e cila do të paguhet me këste në katër vitet e ardhshme”, thuhet në konfirmim, transmeton kp.
Ndërkohë ky do të jetë një rikthim për Sturaron tek Genoa. Pasi më parë ai ka luajtur dhe në vitet 2012-2014.