Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi është shumë i kërkuar kohëve të fundit nga klube italiane, spanjolle dhe turke. Sipas Calciomercato.it, strategu italian së fundi ka marrë ofertë nga ekipi turk, Trabzonspor, përcjell Express. Përveç skuadrës turke, trajnerin italian e kërkon edhe Cagliari. Kurse, më herët është folur se De Biasi ka oferta edhe nga Spanja. Ndërsa, edhe Palermo kishte shfaqur interesim për ish trajnerin e Torinos, por ky i fundit e ka refuzuar.