Lideri i arrestuar i Partisë Demokratike prokurde të Popujve (DPN), Selahatin Demirtash, e ka ndërprerë grevën e urisë, njoftuan mbrëmë vonë përfaqësues të partisë së tij, transmeton DPA.
Demirtash dje në mëngjes ka ndërprerë me marrjen e ushqimit. Drejt protestës së tij është kyçur deputeti Abdulla Zejdan, i cili gjithashtu, ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në qytetin perëndimor turk Edrene.
Që të dy mbrëmë e kanë ndërprerë grevën e urisë, që është shpallur në shenjë solidariteti me më shumë se 100 të burgosur politik në Turqi, të cilët protestojnë kundër praktikave “joligjore” dhe “jonjerëzore”, siç i quan DPN në kumtesën e saj, në të cilat janë të nënshtruar të burgosurit në Turqi, ku janë të përfshira edhe torturime dhe abuzime, mbajtje në izolim, bastisje befasuese në qelia dhe sekuestrim i sendeve personale.
Demirtash dhe Zejdan kanë vendosur që ta ndërprejnë grevën e urisë pas bisedimeve për fillimin e dialogut me autoritetet e burgut dhe si shprehje e vullnetit të mirë, që është treguar nga dy palët, qëndron në kumtesën e partisë.