Tetovë, 27 mars – Pjesëtarë të policisë të SPB-Tetovë, të martën nga ora 10.00 deri në ora 15.00 në rajonin Tetovë-Gostivar kanë kryer kontroll aksion, gjatë të cilit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 4 automjete me defekte teknike tre prej tyre kishin parregullsi në frena, dhe 1 kishte parregullsi në pajisjet e ndriçimit. Automjetet me defekte teknike menjëherë janë përjashtuar nga komunikacioni dhe ndaj drejtuesit janë përpiluar parashtresat e parapara me gjobë prej 400 euro në kundërvlerë në denarë. Përveç kësaj, janë përjashtuar nga qarkullimi 3 drejtues mjetesh të cilët kanë drejtuar automjetin pa kaluar testin e patent shoferit ose patentë të vlefshme dhe 1 me ndalesë drejtimi. Në këtë aksion janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 31 drejtues mjetesh të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurimit, 1 pa patentë shofer, 13 automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, gjegjësisht automjete të parkuar në mënyrë të paligjshme, nga të cilat 7 janë ngritur nga “shërbimi merimangë” i Tetovës. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar edhe 13 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion. Aktivitete të tilla dhe të ngjashme kontrolluese janë planifikuar edhe në periudhën e ardhshme me qëllim të përmirësimit të rendit dhe sigurisë së përgjithshme të rrugëve në zonën e SPB-Tetovë dhe më gjerë. (U.H)