Të mërkurën nga ora 16:00 deri në ora 22:00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer kontroll aksion për drejtuesit e mjeteve që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.
Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 9 drejtues mjetesh që janë ulur dhe kanë drejtuar automjetet e tyre nën efektin e alkoolit, nga të cilët 6 drejtues mjetesh me prani të alkoolit në gjak deri në 1 promil, 1 drejtues deri në 1.5 promil alkool në gjak dhe 2 drejtues mjetesh refuzuan të kryenin alkotestin.
Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 41 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion. Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos ulen në automjet dhe të drejtojnë nën ndikimin e alkoolit ose pa dhënë testin e patent shoferit dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë drejt për së drejti për komunikacion normal, të sigurt, për sigurinë tuaj dhe të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut.