Rreth 154 deputetë dhe senatorë francezë nga të gjitha partitë politike i bënë thirrje presidentit francez Fransoa Oland për ta njohur shtetin e Palestinës. “Franca duhet të tregojë vendosmëri në daljen nga qorr sokaku i këtij konflikti, me atë që solemnisht në emër të vetëvendosjes do të thotë se populli palestinez ka të drejtë të krijojë shtet”, thuhet në letër.
“Kjo është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, por edhe në interes të sigurisë së Izraelit”, shtuan deputetët, duke iu drejtuar presidentit me thirrje që të veprojë në nivelin e funksionit të tij dhe të mos e lëshojë këtë moment historik. Në listën e deputetëve, të cilët e nënshkruan letrën janë prezantuar pothuajse të gjitha grupacionet politike, si nga orientimi majtist ashti edhe nga ai djathtist të spektrit politik.