Shkup, 28 maj – Aksioni për pagesën e borxhit me këste dhe pa interes mbaron nesër, kumtojnë nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim” dhe njëherit u bëjnë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të cilët kanë borxh, ta shfrytëzojnë këtë mundësi.
Shfrytëzuesit e shërbimeve të NP Ujësjellës dhe kanalizim – Shkup, të cilët kanë borxh për ujin (në bazë të faturave paditëse dhe faturave të rregullta) kanë mundësi ta paguajnë në këste dhe pa interes për pagesën e vonuar.
Personat fizik dhe juridik mund ta paguajnë borxhin e tyre me lidhje të marrëveshjes deri në këste 24 muajshe në varësi të vlerës së borxhit, citojnë nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim”.