Nisi si një protestë homazh për 4 viktimat e 21 Janarit 2011, por degjeneroi në përplasje fizike mes simpatizantëve të Aleancës Kuq e Zi dhe policisë, e cila kishte rrethuar Kryeministrinë. Ishte Kreshnik Spahiu që lëshoi i pari flakadanët në drejtim të godinës së Kryeministrisë, raporton Top Channel. Disa protestues, me zinxhirë nëpër duar u ndaluan nga policia, përpara shkallëve të Kryeministrisë. Pas rreth një ore, protestuesit iu drejtuan Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku edhe mbahen disa prej të arrestuarve.