Ruby Mae, e fejuara e futbollistit të Tottenhamit, Dele Alli, ka ndarë një dilemë me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram. Duhet të ndryshojë pamje, për t’u kthyer bionde, apo më mirë të qëndrojë brune? Fjala u takon fansave të saj, që mund të shprehen nëpërmjet një sondazhi. Modelja që qëndron përkrah Dele Allit do ta marrë vendimin në përfundim të sondazhit.