Shkup, 21 maj – Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, me ftesë të shefit të diplomacisë rumune Teodor Meleshkanu, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Rumani, kumtoi MPJ.
Krahas takimit Maleshkanu, Dimitrovi do të takohet edhe me ministrin për Çështje Evropiane Xhorxh Çamba, si dhe me nënkryetarin e Shtëpisë së Poshtme të Parlamentit rumun, Karmen-Ileana Mihallçesku.
Dimitrovi në Bukuresht do të mbajë ligjëratë në Universitetin Kombëtar për Studime Politike dhe Administratë Publike, në temën “Tranzicioni politik në Maqedoninë e Veriut dhe anëtarësimi i saj në NATO dhe BE”.
Vizita zyrtare e Dimitrovit në Rumani ndodh gjatë kryesimit rumun me Këshillin e BE-së që paraqet riafirmim të mbështetjes rumune për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian. Rumania ishte në mesin e anëtarëve të para të NATO-s të cilat e ratifikuan Protokollin e Prespës për anëtarësim në Aleancë, thonë nga MPJ.
Gjatë vizitës, ministrat Dimitrov dhe Maleshkanu do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim mes Ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në sferën e integrimeve evropiane.