Por, këto ditë kur reshjet nuk kanë të ndalur, lokacioni më i rrezikuar është në afërsi të Urës së Mellniçanit, aty ku para më shumë se dy vite u hapë një gropë në mes të rrugës Dibër- Mavrovë me një perimetër mbi 10 metra
Vjollca SADIKU
Dibër, 25 prill – Reshjet e shiut të cilët në Dibër dhe rajon tani më kanë një dinamikë të përditshme kanë shkaktuar probleme të reja në sigurinë në komunikacion. Për shkak të reshjeve janë rritur pjesët e rrugëve rajonale dhe lokale ku ka rrëshqitje të gurëve dhe dheut. Sipas të dhënave të njësisë të ndërmarrjes shtetërore magjistrale dhe rajonale në Dibër rrëshqitjet e gurëve dhe dheut janë prezent në rrugët rajonale Dibër- Strugë, Dibër – Mavrovë si dhe Dibër – Qendër Zhupë. Problemi kryesor mbetet në aksin rrugor Ura e Mellniçanit- Ura e Kosovrastit ku gjendet edhe gropa me perimetër të gjerë e cila është paraqitur para më shumë se dy viteve por që nuk është sanuar tërësish.
Më shumë se dhjetë ditë në komunën e Dibrës por edhe në komunat rurale Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostush ka reshje të vazhdueshme të shiut. Në malet ka edhe reshje të dëborës. Deri sa bujqit janë të kënaqur nga reshjet e shiut meqë ata janë të mirëseardhura për mbjelljet pranverore dhe përfaqësuesit të HC “Spilje”, për rritjen e nivelit të Liqenit të Dibrës, reshjet e përditshme të shiut dukshëm kanë rritur rreziqet në rrugët rajonale dhe lokale për shkak të rrëshqitjeve të gurëve të shumta dhe dheut. Në njësinë të ndërmarrjes shtetërore thonë se për çdo ditë janë në terren dhe pastrojnë gurët dhe dheun. Udhëheqësi i njësisë Dear Limanoski thotë se ekipet të njësisë të Dibrës pastrojnë nga mëngjesi e deri në darkë rrëshqitjet e gurëve dhe dheut në pjesët në të cilët ata janë kompetent. Edhe në njësinë e kësaj ndërmarrje në Strugë potencojnë se pastrohet rrëshqitjet për çdo ditë. Të njëjtat pohime japin edhe përfaqësuesit të njësisë të ndërmarrjes publike që funksionon në Mavrovë. Prandaj në kontinuitet institucionet kompetente sugjerojnë vozitje me një kujdes më të madh.
Por, këto ditë kur reshjet nuk kanë të ndalur, lokacioni më i rrezikuar është në afërsi të Urës së Mellniçanit, aty ku para më shumë se dy vite u hapë një gropë në mes të rrugës Dibër- Mavrovë me një perimetër mbi 10 metra. Deri tani gropa disa herë është mbushur me rërë dhe beton por, perimetri vazhdon të hapet. Kjo situatë drejtpërdrejt ndikon në sigurinë në komunikacion. Është një rrugë e cila ka frekuencë të madhe meqë këtu kalojnë automjetet të shumta nga Dibra, Qendër Zhupa por edhe shtete të Shqipërisë që vijnë nëpërmjet vendkalimit kufitar “Bllatë”, dhe vazhdojnë rrugën për në Gostivar, Tetovë dhe Shkup. Normalisht nëpërmjet kësaj rruge kalojnë anasjelltas edhe shumë automjete që vijnë nga Shkupi, Tetova, Gostivari drejt Dibrës. Në njësinë e ndërmarrjes shtetërore në Dibër thonë se problemi i gropës mbetet i hapur meqë edhe zyrtarisht nuk dihen shkaqet e paraqitjes të kësaj grope me perimetër të gjerë. Jo zyrtarisht merret vesh se bëhet fjalë për një gropë që është shkaktuar nga ujërat nëntokësor por ndonjë vendim oficial nuk ka. Dibranët por edhe banorët e komunës Qendër Zhupë në kontinuitet kanë kërkuar që të merren masa urgjente për çështjen e këtij problemi, meqë është një problem që parqet rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion. (koha.mk)