Diplomacia dhe diplomatët përbëjnë anën më pak të dukshme të politikës. Thënë figurativisht, diplomacia është dorëza e politikës dhe një politikan i shkathët diplomacinë e përdor pa djegur duartë. Nëse politika nuk e ka kuptuar këtë rol të diplomacisë, atëherë del e humbur në çfarëdo konstelacioni
Nga Halim HYDA
Profili i një diplomati të formuar nënkupton një personalitet të ngritur dhe të profesionalizuar i cili gjatë zhvillimit të karierës së tij arrin të fokusohet në disa çështje që e dallojnë ate për nga aftësia e komunikimit dhe prezantimit të politikës së jashtme në një kontekst të politikës së jashtme në një kontekst më të gjërë ndërkombëtar, duke mbrojtur veçantit dhe specifikat e politikës shtetërore prej nga vjen diplomati. Me fjalë të tjera diplomatët janë dorë e zgjatur e politikave shtetërore në arenën ndërkombëtare dhe si të tillë ata mundet dhe duhet të jenë sytë dhe veshët e shtetit.
Diplomacia është produkt i racionalitetit mendjes së mbrehtë njerzore. Shoqëria njerzore herët e kuptuan se zgjidhja e problemeve mes veti dhe komuniteteve jo gjithmonë mund të behej duke përdor forcën dhe armën. Ajo lindi si alternativë ndaj luftërave dhe betejave që shkaktojnë dhunë dhe gjakderdhje.
Tani po i kthehemi realitetit tonë teoriko-praktik. Ka kohë që sikur ka ngërthime, habi, mërzi, ethe dhe kundërshti rreth emërimeve në shërbimin e jashtëm. Caktimet e ambasadoreve të rinj ishin në qendër të diskutimeve, kritikave dhe justifikimit. Shtypi dhe mediat nuk kanë reflektuar disi këto zhvillime, me nuancat përkatëse, aq sa duket sikur heshtet pa ndonjë arsye të veçant?
Në aspektin moral dhe profesional e shoh të arsyeshme dhe shum të nevojshme të paraqes disa lëshime, mangësi dhe observacione, jo në hollësi, mbi mënyrat se si kryhet diplomacia, dhe dicka historike rreth saj, organizimi i punëve, në shërbimet diplomatike, përfshirë zgjedhjen dhe përgatitjen e diplomatëve dhe të ambasadorëve.
Një pjesë jo e vogël e të caktuarve për ambasadorë të rinj nuk vijnë nga fusha e diplomacisë. Ata nuk janë të karrierës. Disa, ose shumë aspekte, nuk mund të jenë të njohur, as përsëafërmi, për cilido që “parashutohet“ sot por, deri dje, nuk ka pasur të përbashkët asnjë lidhje me diplomacin dhe shërbimin diplomatik, dhe as nuk ka mund t’i ka shkuar në mend diçka e tillë.
Shpesh ajo ngatërrohet me politikën e jashtme, sepse termat janë të ndërlidhura, por jo sinonime. Diplomacia është thjesht instrumenti i politikës së jashtme, që përcaktohet nga drejtuesit politikë të shtetit, ndonëse diplomatët, kryesisht ambasadorët, mund ta përgatisin dhe observojnë në tërësi por fjalen e vendimmarrjes e ka politika përmes diplomatëve.
Politika e jashtme përshkruan dhe përcakton synimet, strategjitë për arritjen e tyre, dhe taktikat që duhen përdorur në sensin e gjërë të fjalës. Diplomacia zbaton politikën duke përdorur çfarëdo taktike që i duket e përshtatshme, por me profesionalizëm të lartë, brenda orientimeve të dhëna. Mjeti i saj parësor janë bisedimet, negociatat. Diplomacia, në shikim të jashtëm, është e mbyllur, megjithëse kur arrihen marrveshje rezultatet e saj dalin dhe bëhen publike.
Orientimi dhe synimi i diplomacisë është të cojë përpara interesat e shtetit, që diktohen nga, gjeopolitka dhe ekonomia. Në plan të parë vjen ruajtja e pavarësisë, sigurisë, integritetit territorial, politik dhe ekonomik, duke siguruar liri veprimi sa më të madhe për vetë shtetin. Diplomacia është gjithmonë në kërkim të përfitimeve maksimale kombëtare pa përdorur forcë.
Diplomacia është alternativë e luftës për të arritur synimin kombëtar. Arma kryesore e saj janë negociatat. Ajo duhet të përpiqet dhe të ruajë dhe forcojë paqen. Zakonisht, por jo pa ndryshime, jo në formë statike, diplomacia zhvillon negociata për të arritur marrëveshje dhe për të zgjidhur cështje ndërmjet dy ose midis një numër shtetesh. Diplomacia mundet edhe të përdorë kërcënimet me karakter shtrëngues, apo edhe imponues por këto janë vetëm në raste të rralla dhe kur të jetë e domosdoshme.
Forca e veprimit, fleksibiliteti dhe efektiviteti i saj janë të lidhura ngushtë me forcën relative të shtetit, apo të shteteve që e përdorin atë dhe zhvillojn negociata. Diplomacia përpiqet dhe vepron në interes të forcojë shtetin, duke përfituar avantazhe, dhe duke bërë aleatë dhe duke neutralizuar oponencën Ajo duhet të krijojë vullnet të mirë në drejtim të perfaqësimit të shtetit.
Në shekullin 17-të, Filozofi Grotius botoi librin De Jure Belli et Pace /Ligjin i Luftës dhe Paqes/. Ky libër mundet të merret si burim i parë i drejtës ndërkombëtare, që bëri konceptin e parë të sovranitetit të shtetit dhe të barazisë midis shteteve sovrane, koncepte bazë për funksionimin dhe sistemimin e shtetit.
Lufta e Parë Botërore i përshpejtoi ndryshimet që kishin filluar me diplomacinë e konferencave një shekull më parë. U krjiua Lidhja e Kombeve, fillimisht, si një klub europian, pavarësisht pranisë të një blloku latino-amerikan, ku mungonte mosprania e SHBA-ve dhe të disa shteteve dhe gjysmë-shteteve të Afrikës dhe Azisë. Vendimet që njoftoheshin në publik negocioheshin me dyer të mbyllura.
Shtetet dhe qeveritë zakonisht mund të manipulojnë në raste të tilla bëjnë publicitet për të ndikuar në opinionin publik në interes të politikës që ato e favorizojn dhe ndjekin. Në të shumtën e rasteve për këto cështje, ndërmerren hapa për t’i ofruar rushfete dhe në anën tjetër për t’i bërë presione mediave dhe shtypit që të nxjerrin në pah ato të dhëna që duan qeveritë, plotësisht në linjë me narrativën e pushtetit, për të përdorur evenimente publike për fjalime propagandistike me objektiv dëgjuesit brenda dhe jashtë.
“Parashutimi” në post ambasadori pa pasur njohuri elementare në diplomaci, njohjen e funksionimit të ambasades dhe ministrisë së jashtme as edhe një ditë përvojë në shërbim diplomatik, pa ditur të paktën dicka realisht nga ky profesion, bart rreziqe që bien në kurriz të vendit, imazhit, reputacionit të tij siç ndodhin shum shpeshherë skandale dhe afera të ndryshme .
Elementet bazë që kërkohen në diplomaci janë raportimi dhe negocimi, që përfshin njerën prej detyrave më sensitive të ambasadorit: që të mundë të parashikojë një krizë në zhvillim, ose që mund të zhvillohet, dhe jo në mënyrë sipërfaqësore. Kjo formë bëhet duket mbledhur informacione nga shumë burime, këtu vie në shprehje përvoja e gjatë dhe rruga profesionale që ka kaluar dhe që duhet të posedojë një ambasador i karierës, njohuritë e ekspertëve për të analizuar, zhvilluar dhe interpretuar dhe synuar cështje forma dhe modele përkushtimi dhe veprimi kyc, por emergjente, si dhe implikimet dhe problemet që mund të sjellin ato. Takimet dhe zhvillimi i bisedave me ministra të jashtem, kryeministra dhe kryetar shtetesh që duhet raportuar me besnikëri, hollësi dhe saktësi të plotë, duke paralajmëruar dhe dhënë sugjerime orientime të pranueshme.
Ambasadori bën edhe negociata, që janë zakonisht procese shumë komplekse. Rezultati i tyre çon në marrëveshje përmes kompromiseve. Detyrë e ministrisë së jashtme është të bëjë finalizimin dhe përcaktojnë strategjitë për të arritur synimet, përfshirë edhe taktikat në plan të gjerë, kërkesat fillestare, caqet e “pazareve”, si dhe pozicionin minimal dhe deri te arritja finale e proçesit të arritjevete të negociatave mes dy vendeve ose me shum në raste të veçanta.
Eshtë vetë ambasadori i cili, me përvojën, aftësitë, profesionalizmin, eksperiencën në diplomaci, nuhatjen, teknikat e negocimit dhe të paraqitjes të argumentave dhe kunderargumentave, ka liri të përdorë ato taktika që atij i duken më të mirat. Mungesa e njohurive tyre është receta më e përshtatshme për të bërë gafe dhe skandale. Ka dhe shume aspekte të tjerë për t’u përmendur.
Negociatori i aftë, me përvojë të gjatë profesionale, e din shumë mirë edhe sensin e masës, dhe të kohës, si dhe të bashkbiseduesit kur të përdorë edhe kërcënimin, edhe paralajmërimin si dhe kur duhet të bëjë kompromis. Ai duhet të jetë bindës, fleksibël, këmbëngulës dhe krijues për të ofruar zgjidhje të reja, ose paraqitje cështjesh nga një kënd tjetër, në perpjekje për të bindur palën tjetër për mesazhin, se kjo lloj marrëveshje është në interes të palëve. Për të gjitha këto, që i përmendë më lartë në mënyre të vecantë ambasadorët, duhet të jenë të profesionalizuar dhe me përgatitje shumë të lartë.
Diplomacia e nje shteti i ngjason fotografise së rentgenit, e cila nxjerr në pah të gjitha anomalitë e brendshme të organizimit shtetëror. Me fjalë të tjera, diplomacia dhe diplomatët përbëjnë anën më pak të dukshme të politikës. Thënë figurativisht, diplomacia është dorëza e politikës dhe një politikan i shkathët diplomacinë e përdor pa djegur duartë. Nëse politika nuk e ka kuptuar këtë rol të diplomacisë, atëherë del e humbur në çfarëdo konstelacioni.
Prandaj edhe diplomacia e shtetit tonë duhet të absorbojë përvojat dhe kulturat diplomatike të shteteve me traditë dhe të diplomatëve të kalibrit të madh, pasi kjo është rruga e vetme që na nxjerr nga improvizimi në profesionalizëm të njëmendët.