Shkup, 1 prill – Problemi me emigrantët përsëri e shqetëson Evropën. Maqedonia mund të gjindet në “sanduiç” të rrezikshëm për shkak të paralajmërimeve për kthimin e migrantëve ekonomik nga veriu, por dhe për shkak të frikës nga ringjallja e valës së re të refugjatëve të cilët do të vinin nga jugu në Evropë. Pikërisht çështja e refugjatëve është në krye të agjendës në vizitën e paralajmëruar në Maqedoni të hënën nga ana e kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk. Maqedonia është vendi i vetëm në rrugëtimin e tij, që nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, kurse Tusk gjatë turneut të tij rreth Ballkanit do të vizitojë Slloveninë, Bullgarinë dhe Greqinë, kurse arsyeja kryesore është kriza me emigrantët. Njeriu i parë i Këshillit Evropian i koordinon të gjitha aktivitetet në trajtimin e emigrantëve, ndërsa kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian bëhen më të rëndësishëm kur situata komplikohet për shkak të pëkeqësimit të marrëdhënieve mes Brukselit dhe Turqisë. Në ndërkohë, Hungaria këtë javë deklaroi se është e përgatitur të fillojë mbylljen e rrugës së azilkërkuesve të cilët do të arrijnë në kampet e atjeshme përgjatë kufirit në Serbi dhe Kroaci. Parlamenti hungarez me shumicë dërrmuese ka vendosur ta kthejë masën në fuqi për mbajtje sistematike të migrantëve të cilët kanë hyrë në vend, transmetoi “Frans pres”. Ky ligji parasheh emigrantët të vendosen në “zonat e transitit” te kufijtë, ku do të arrestohen deri në vendimin përfundimtar pas aplikimeve të tyre për azil në Hungari, në qoftë se është negative, mund të krijoj situatë ata të kthehen në vendet prej ku kanë ardhur. Ndërsa, ministri austriak për punë të jashtme, Sebastian Kurc, përkrah krijimin e qendrave për migrantët jashtë teritorit të Bashkimit Evropian që së bashku do të punojnë me Komisionerin e lartë për emigrantët, shkruan gazeta “Bild”. “Nevojiten qendra për emigrantët jashtë territorit të BE-së, të cilët së bashku do të punojnë me Komisionerin e lartë për migrantët. Nuk është aq me rëndësi ku ato konkretisht do të vendosen. Me rëndësi është të sigurojnë mbrojtje dhe njerëzit të cilët në mënyrë ilegale përpiqen të hyjnë në Evropë të mund të dërgohen nga aty në qendrën për emigrantë”, thotë Kurc dhe shton se qendrat mund të formohen në vende si Gjeorgjia dhe Egjipti, apo në vendet perëndimore. Ministri grek i emigracionit në intervistë për javoren gjermane “Shpigel” thotë se Greqia më nuk mund të pranojë asnjë refugjatë. Ai bën thirrje te vendet anëtare të BE-së mos ta rinovojnë rregulloren e Dablinit, e cila lejon kthimin e azilkërkuesve në shtetin e parë të BE-së në të cilin kanë hyrë. Në pritje të zhvillimeve që kanë të bëjnë me refugjatët, Maqedonia e përgatitur e pret zhvillimin e aktiviteteve. Nga kabineti i presidentit Gjorge Ivanov thonë se Maqedonia më shumë se 19 muaj është në krizë nga kërcënimi i migrimit ilegal. Ata shpjegojnë se një pjesë e ushtrisë është e vendosur në kufirin verior dhe jugor, ndërsa në ndërkohë vepron selia e përbashkët ushtarake-civile për parandalim dhe reagim. Sipas kabinetit të presidentit Ivanov, janë paraparë dhe skenare për zhvillim negativ të gjendjes së sigurisë dhe sipas tyre si të ndërmerren masa për zvogëlimin e rriziqeve të sigurisë nga kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe aktiviteti i luftëtarëve të huaj terrorist dhe përkrahësit e tyre. “Për shkak të tensioneve në mes të BE-së dhe Turqisë me vëmendje ndiqet situata përgjatë korridoreve të migrimit për vlerësimin dhe parashikimin e skenarëve nga kërcënimi që vjen nga migrimi ilegal. Si në 19 muajt e kaluar, ARM është e përgatitur në mënyrë parandaluese të përgjigjet ndaj kërcënimit dhe të japë mbështetje për mbrojtjen e kufinjëve të Republikës së Maqedonisë”, kanë thënë për mediat maqedonase nga kabineti i presidentit Ivanov. Qëndrim të ngjajshëm me Ivanovin ka dhe ministri për punë të brendshme Agim Nuhiu. Ai së fundmi në konferencën rajonale me temë: “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”, nën organizim të OJQ “Legis”, deklaroi se vendi ynë është i gatshëm për t’u marrë me valën e re të migrantëvë. Nuhiu, duke komentuar deklaratën e presidenti turk Recep Tayip Erdogan lidhur me mundësinë Turqia të vendos për lëshimin e një vale të re të migrantëve në BE, theksoi se Maqedonia në menaxhimin e kësaj situate do të ndihmohet nga vendet aleate në Evropë.