OJQ Sumnan nga Manastiri sot në hapësirat e saj organizon Ditë të hapur në kuadër të projektit “Integrimi lokal i refugjatëve, persona të zhvendosur brenda vendit dhe grupeve të pakicës” të mbështetur nga Bashkimi Evropian me mundësi për takime të institucioneve me popullatën lokale.
Projekti “Integrimi lokal i refugjatëve, personat e zhvendosur brenda vendit dhe grupet e pakicave”, mes tjerash, ka për qëllim t’i forcojë kapacitetet e administratës shtetërore në nivel kombëtar dhe në nivel lokal në komunat Berovë, Manastir, Vinicë, Gostivar, Dellçevë, Koçan, Kumanovë, Prilep, Tetovë, Çair, Shtip dhe Shuto Orizar për mbështetje më të suksesshme të proceseve lokale të integrimit dhe inkluzion të romëve, romëve refugjatë dhe personave të zhvendosur brenda vendit.
Siç theksojnë organizatorët, në kuadër të ngjarjes, të gjithë pjesëtarëve të komunitetit rom do t’ju mundësohet të realizojnë kontakt të drejtpërdrejtë, të pyesin për ndonjë problem të tyre ose të kërkojnë këshill nga përfaqësuesit e institucioneve.
Në këto takime përveç përfaqësuesve të komunave, koordinuesit dhe anëtarëve të trupit koordinues lokal, përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe EPTISA, përfaqësues të tyre do të kenë edhe Avokati i popullit, Qendra për punë sociale, Qendra për punësim, Agjencia për kadastër të patundshmërive, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Sektori për mbrojtje sociale, Sektori për implementimin e Strategjisë për romët dhe dekadës së romëve, OSBE, Projektit për integrim lokal të refugjatëve, personat e zhvendosur brenda vendit dhe grupet e pakicës të mbështetur nga BE-ja dhe OJQ sektori nga Manstiri të cilët punojnë me komunitetin romë.
“Shpresojmë se ky takim është një hap i madh përpara në procesin e krijimit të besimit, prishjes së stereotipeve dhe largimin e të drejtave të garantuara të të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë”, qëndron në kumtesë.