Në organizim të Maqedonisë 2025 sot do të mbahet Ditë e hapur për programe edukative, në të cilin do të prezantohen disa programe për studim të plotë, programe për përsosje të mjeshtërive në botën afariste dhe menaxhim me kompanitë, si dhe mundësitë për bursim.
Në ngjarje do të prezantohen programet që i mundëson Këshilli për edukim i Maqedonisë 2025 në bashkëpunim me disa universitete me renome në SHBA dhe Kanada. Në këtë pjesë do të prezantohen programet e shkollës për biznes dhe menaxhment Kellog, qendra për edukim të kuadrit ekzekutiv Shuluh, Lider Projekti i shkollës së biznesit Riçard Ajvi dhe programi për sipërmarrës të Xhon Bitov.
Në kuadër të Ditës së hapur do të prezantohet edhe programi për studime deridiplomike dhe postunivesitare të Akademisë presidenciale ruse në Moskë RENEPA.
Një pjesë e ish-pjesëmarrësve në programet edukative të pranishmëve do t’ua prezantojnë përvojën e tyre, ndërsa anëtari i Klubit të liderëve të Maqedonisë 2025, Nikolla Qurçinski dhe një përfaqësues i lartë i RANEPA do t’i pezantojnë mundësitë e ndryshme për bursim të stidimeve në këtë institucion.