Erjona Xhemajli bëhet përsëri protagoniste e rrjeteve sociale. Bashkëshortja e Blerim Xhemajlit, sot festonte ditëlindjen por urimi në Instagram i futbollistit i shoqëruar me foton e modeles shqiptare ka pushtuar rrjetet sociale në Itali ku me mijëra ndjekës e kanë uruar atë, shpesh edhe me batuta mjaft humoristike. Erjona u bë shumë e njohur gjatë Europianit, ku u shfaq në tribunat e stadiumeve franceze duke mbështetur bashkëshortin e saj që luan për Zvicrën. Ajo është përzgjedhur nga media të ndryshme si bashkëshortja më seksi e aktivitetit. Kjo e ka ndihmuar atë të vazhdojë një karrierë si fotomodele, pasi ka pozuar për revista të ndryshme të njohura italiane dhe jo vetëm gjatë muajve të fundit.