Claudio Ranieri ka dhënë një komunikatë për media për herë të parë që prej shkarkimit të tij nga Leicester City. 65-vjeçari u shkarkua të enjten mbrëma, vetëm nëntë muaj pasi fitoi titullin e Premier Ligës për “Dhelprat”. “Dje vdiq ëndrra ime. Pas euforisë së sezonit të kaluar dhe shpalljes kampion të PremierLigës, krejt çka ëndërroja ishte qëndrimi te Leicester City, klub që e dua, për gjithmonë. Fatkeqësisht nuk ishte e shkruar kështu”, ka thënë Ranieri. “Dua të falënderoj gruan time Rosannan dhe familjen për përkrahjen e tyre të pafund gjatë kohës sime te Leicesteri. Falënderimet shkojnë edhe për Paolon dhe Andrean, të cilët më kanë shoqëruar në këtë udhëtim të mrekullueshëm”, shtoi më tej ai.