Borussia Dortmund ka siguruar biletën për çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Djelmoshat e Thomas Tuchel, të cilët humbën 1:0 në Portugali, kanë fituar bindshëm në ndeshjen e kthimit në Gjermani në “Signal Iduna Park”, duke mposhtur Benfican 4:0, shkruan Gazeta Express. Golat për Dortmundin i shënuan Pierre-Emerick Aubameyang (4’, 61’ dhe 85) si dhe Christian Pulisic (59’). Kështu Dortmundi siguron biletën për fazën tjetër duke eliminuar Benfican me rezultat të përgjithshëm 3:1.