Roman Abramovich pritet të risjellë Didier Drogba përsëri në “Stamford Bridge”, këtë herë në një post drejtues, pikërisht për të zëvendësuar drejtorin teknik, Michael Emenalo.
“The Thelegrapf” raporton se pronari i Chelsea është gati që të bëjë ndryshime në klub dhe ish-sulmuesi do të ishte një zgjedhje ideale.
Drogba iu bashkua klubit amerikan, Phoenix Rising, si një lojtar dhe bashkëpronar, një vit më parë.
Por, “The Thelegrapf” raporton se mes tij dhe Abramovich është arritur akordi për një bashkëpunim tjetër mes tyre, menjëherë sapo Drogba të vendosë të largohet nga futbolli i luajtur.