Presidenti filipinas Rodrigo Duterte dhe 11 përfaqësues të lartë të shtetit janë akuzuar para Gjykatës Penale Ndërkombëtare, për shkak të vrasjeve masive të kriminelëve të dyshuar dhe kontrabandistëve me drogë. Padia është dorëzuar në Hagë nga avokati filipinas i cili prezanton një person i cili ka pranuar se ka vrarë njerëz me urdhër të Dutertes derisa ka qenë prefekt i qytetit jugor Davao.
Avokati thekson se në padinë se presidenti ka kryer “vrasje dhe ekzekutime pa gjykim që paraqet krim kundër njerëzimit” derisa ka qenë prefekt i qytetit jugor filipinas Davao, se ai personalisht ka marrë pjesë në këtë lloj krimi dhe ka vepruar përmes njësitit të tij të vdekjes. Aktakuzat u dedikohen edhe prej që është president në shtet. Kjo është aktakuza e parë për krime kundër njerëzimit kundër presidentit filipinas. Sipas avokatit Xhud Sabio, vrasjet kanë filluar pasi Duterte është bërë prefekt i Davaos në vitin 1988, funksion që prej atëherë e kanë pasur ai ose anëtarët e familjes së tij.
“Statistika e errët thekson për mbi 7.000 vrasje të lidhura me narkotikë, dhe ato nuk mund të vihen re pa dallim që Duterte është bërë president i shtetit vetëm para shtatë muajve”, njofton avokati në tekstin me 77 faqe. Edhe 1.400 persona janë likuiduar në Davao gjatë kohës së Dutertes, shtohet në padi. Ajo i dedikohet edhe ministrit të Drejtësisë Vitaliano Agire. Shefi i policisë Doland dela Rosa, kryetarit të Dhomës së Poshtme të Parlamentit Pantaleon Alvares dhe personalitete të tjera.
Kryeprokurorja duhet të vendosë se nëse do të fillojë hetim për situatën. Prej paradokohe Xhud Sabio e përfaqëson Edgar Matobato i cili prezantohet si “vrasës i cili ka folur”. Në shtator Matobato deklaroi se Dhoma e Epërmes e Parlamentit filipinas se ka qenë pjesë e eskadronit të vdekjes, të cilët kanë likuiduar mijëra njerëz, kriminelë dhe opozitarë, me urdhër të prefektit të atëhershëm të Davaos, Rodrigo Duterte. Në dhjetor presidenti pohoi se gjatë asaj kohe, personalisht ka vrarë kriminelë të dyshuar që t’i japë shembull policisë.