Tërmet me intensitet prej 4,8 ballë sipas shkallës së Riterit është regjistruar sot në mëngjes në orën 8:18 sipas kohës lokale në rajonin e vendpushimores turke Bodrum, në Turqinë Jugperëndimore, njoftoi observatori sizmologjik i Stambollit Kandili. Epiqendra e tërmetit, i cili është ndjerë në Bodrum dhe vendbanimet tjera përreth, ka qenë në fshatin Panarlabelen. Tërmeti ka shkaktuar panik dhe banorët në rajon kanë dalë nëpër rrugë.
Në orën 8:44 është regjistruar tërmet me intensitet prej 4,2 ballë sipas shkallës së Riterit. Të dy tërmetet kanë qenë në thellësi prej shtatë kilometrave. Tërmeti ka shkaktuar panik në rajonin e Bodrumit, i cili më 21 korrik u godit nga një tërmet, me intensitet prej 6,6 ballë sipas shkallës së Riterit.