Shtatë persona janë lënduar lehtë në pesë nga gjithsejt 12 fatkeqësi komunikacioni gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Në shtatë prej tyre është shkaktuar dëm material. Policia rrugore zbuloi dhe sanksionoi dy vozitës të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, katër vozitës që gjatë drejtimit të automjetit nuk kanë përdorur rripin e sigurimit apo kanë prëdorur celularin, si dhe pesë vozitës të cilët nuk u janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të shprehura me shenjat e vendosura rrugore. Janë hasur edhe 39 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt. Me ndihmën e automjetit të posaçëm janë mënjanuar 59 automjete.