Shkup, 30 tetor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili sot së bashku me liderin e së Majtës, merr pjesë në hapjen e Klubit Kulturor Maqedonas në Bllagoevgrad për mediat deklaroi se e drejta për vetëvendosje e cila është e pacenueshme dhe e garantuar me të gjitha aktet ndërkombëtare duhet ta respektojnë të gjithë, veçanërisht vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
“Jemi këtu për të dërguar mesazhin se ne jemi maqedonas të cilët flasim gjuhën maqedonase dhe vijnë nga Maqedonia. Dhe për këtë në shekullin 21 tashmë askush nuk duhet të ketë dilemë, as nuk duhet të diskutohet. Duhet të respektohet e drejta për vetëvendosje, e drejta jonë për vetëvendosje si maqedonas është e pacenueshme dhe e garantuar me të gjitha aktet ndërkombëtare”, tha Mickoski para hapjes së klubit.
I pyetur se pse nuk respektohen të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë, Mickoski theksoi se Kushtetuta e Maqedonisë garanton të drejtat e të gjitha pakicave të cilët jetojnë në shtet dhe se Kushtetuta e Maqedonisë është në përputhje me të gjitha normat dhe rregullat ndërkombëtare.
“Pyetja është pse e drejta e maqedonasve në Bullgari nuk njihet. Çdo pakicë në Maqedoni i ka të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe sipas regjistrimit të fundit 1500 bullgarë patën të drejtë të përcaktohen”, tha Mickoski.
Duke u përgjigjur në pyetjen e mediave bullgare, Mickoski pyeti nëse janë pyetur pse para hyrjes në Bullgari në Bashkimin Evropian nuk kishte maqedonas me pasaporta bullgare.
“A e keni bërë pyetjen pse para hyrjes së Bullgarisë në Bashkimin Evropian nuk kishte asnjë maqedonas me pasaporta bullgare. Për arsye të caktuara ekonomike disa prej tyre mund të kenë vendosur të nxjerrin pasaporta”, tha Mickoski.