Kur profesoresha e Universitetit Fordham, Lyn Slater, shkoi për të takuar një mikun e saj për drekë në Qendrën Lincoln, gjatë Javës së Modës në Nju Jork, nuk e kishte idenë se jeta e saj ishte gati që të ndryshonte përgjithmonë. Gazetarët papritmas e rrethuan atë, duke e ngatërruar me një ikonë të modës për shkak të pamjes së saj të jashtme. Kjo ngjarje e shndërroi Lyn Slater, 63 vjeçe, aksidentalisht në një ikonë mode. Tashmë ajo lufton kundër diskriminimit të moshës së vjetër, duke thënë se nuk ka rëndësi se sa vjeç jeni, por si ndiheni me rrobat tuaja. Ato ju bëjnë juve që të keni më shumë besim tek vetja. Modelja e moshuar ka punuar për kompani të fuqishme të modës si Mango dhe Uniqlo. Lyn është e admirueshme jo vetëm për qëndrimin e saj, por edhe për stilin që ka. E moshuara tashmë ka 132 mijë ndjekës në Instagram dhe fansat i shtohen çdo ditë. Ky me të vërtetë që ishte një aksident i ëmbël.
E ngatërrojnë me modele, jeta e 63-vjeçares ndryshon përgjithmonë (FOTO)
Leave a comment