Tifozët e Real Madridit i kanë bërë ndjenjat e tyre krejtësisht të qarta ndaj menaxherit të tanishëm Santiago Solari pasi këndonin emrin e Jose Mourinhos pas humbjes së tyre në El Clásico të shtunën. Ivan Rakitic shënoi golin e vetëm të ndeshjes mbrëmë, duke i shkaktuar humbjen e dytë rresht brenda pak ditëve Realit ndaj kundërshtarit të njëjtë.
Megjithatë, tifozët e Realit nuk ishin të kënaqur me humbjen për herë të dytë në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell Periskopi. Ata pas ndeshjes kënduan emrin e Jose Mourinho, si kandidat potencinal për t’u rikthyer në stolin e ‘Galaktikëve’.
Ish-presidenti i Real Madridit, Vincent Calderon është i bindur se tekniku portugez nga sezoni i ardhshëm do të jetë në Spanjë për ta drejtuar edhe njëherë 13 herë fituesin e Ligës së Kampionëve.
And in case you thought I was kidding about Real Madrid fans chanting that they want Mourinho, here you go: #ElClasico pic.twitter.com/DZ05gCmRti
— Ives Galarcep (@SoccerByIves) March 2, 2019